Ditën e sotme u mbajt në Trianë për të dytin vit radhazi, Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji. Kjo është një ngjarje e shënuar në kalendarin e Nanoshkencës shqiptare, sepse forcon më shumë bashkëpunimin mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe fondacionit “Phantoms” në Spanjë, si një nga aktorët kyç në nxitjen e ndërveprimit në këtë terren.
Kjo përfshirje aktive e ekspozon shkencën shqiptare ndaj sistemeve më novatore europiane e botërore dhe përmes këtyre eventeve shkencore me peshë.
Në fjalën e tij Kryeministri Rama u shpreh: “Dëshiroj të ndalen në pak pika dhe të falënderoj nga zemra profesor Merkoçi dhe profesor Correa, të cilët së bashku janë angazhuar në një rrugë që në fillim, dukej si një angazhim utopik, por besoj fort që sot në këtë kongres të dytë ndërkombëtar, këtu në Tiranë është një angazhim i konkretizuar me 26 grupe që punojnë nga vende të ndryshe dhe që na japin mundësin për ta parë plotësisht të realizueshëm hapin tjetër.”
“Hapin e çeljes së një qendre të nanoteknologjisë, ose më saktë hapin e futjes se NanoAlbit në një mjedis fizik pune. Siç ja kemi premtuar profesorit të nderuar, e kemi gati dhe me shumë kënaqësi do t’ju shoqërojmë për ta këqyrur dhe për të zgjedhur së bashku sasinë e mjedisit të nevojshëm për të filluar këtë proces.” tha Rama.