Ditën e sotme u mbajt në Universitetin Bujqësor të Tiranës, prezantimi i Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi. Kjo skemë i mëshon njohurive, këshillave apo informacioneve teknike, duke mundësuar që përfitues të saj të jenë 1800 fermerë që prodhojnë për treg dhe eksport, si dhe 573 specialistë.

E fokusuar në dy drejtime, skema trajnon në nivel kombëtar ekstensionistët, specialistët e bujqësisë dhe fermerët, duke zbuluar se çfarë njohurish duhet të fitojnë ata për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballen. Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha: “Sot, me këtë program ne hymë në një fazë të re dhe unë dua t’ju them të gjithë pedagogëve të universitetit që kjo nuk është një nisem që bëhet tani dhe ndalet tani. Kjo është një nisëm për diçka që ne duam të mbetet në vazhdimësi, të jetë e përvitshme, e programuar, të përmirësohet hap pas hapi nga eksperienca, nga rezultatet nga çfarë do të sugjeroni ju dhe nga çfarë do të shohim ne, në terren dhe të plotësohet me komponent të tjetër.”

Më tej Rama vijoi: “Një nga komponentët me të cilët duhet të plotësohet është se të gjithë drejtuesit e strukturës tonë në territor të ndjekjes së zhvillimeve në fshat të prodhimit të fermave, duhet të vijën këtu dhe të bëjnë këtu kurse nate. Dhe përtej punës me student, përtej punës me femurët ky universitet sigurisht me financim nga kjo skemë duhet të marrë përsipër të japë kredite për ata që janë ekstensionistët, prezumohet që janë dhe politikëzbatuesit e pushteti ekzekutiv të Ministrisë së Bujqësisë në territor.”

Është shumë e rëndësishme që ne të bëjmë çmos së bashku ta shtrijmë sa më shumë kapilaritetin e rrugëve të dijes sepse çfarë kemi parë, çfarë kemi arritur të mësojmë dhe çfarë ju i mësoni përditë studentëve dhe kujtdo që është i interesuar për këtë sektor. Që si në çdo sektor tjetër, por mbase këtu në mënyrë shumë specifikë dija bën diferencë, dija rrit eficiencën, dija ul shpenzimet dhe dija e kombinuar me teknologji bën suksese të hatashme. tha Kryeministri.