Superliga e femrave ka nisur rrugëtimin në Shqipëri. Një ngjarje aspak normale ka nisur qysh javën e parë, me Kukësin që ka fituar 3-0 në tavolinë me Laçin. Në kushtet kur skuadrat duhet të pajiseshin me bazën materiale nga FSHF, diçka e tillë nuk ka nodhur.

Vajzat e Laçit kishin fanella jo të rregullta, me delegatin e ndeshjes që ka njoftuar se dueli është fituar nga Kukësi në tavolinë. Janë verilindorët që kanë njoftuar fitoren, me Kukësin e femrave që rikthehet në fushë. Kujtojmë se Kukësi ka “huazuar” skuadrën e Murlanit të femrave që do garojë për llogari të Bluve. Me bazë në Shkodër, te Kukësi kanë gjetur një zgjidhje për të plotësuar kriterin e FSHF me një ekip femrash.

” Klubi i Kukësi njofton se sot ka nisur zyrtarisht rrugëtimin në Superiore ekipi i Kukësit për femra. Skuadra jonë ka pasur ndeshjen ndaj Laçit për femra, megjithatë ky takim nuk është zhvilluar. Pas paraqitjes së dy skuadrave në fushë, delegati i ndeshjes ka vënë re parregullsi në kriterin e uniformës te skuadra e Laçit dhe ka vendosur që të mos e lejojë zhvillimin e takimit, duke njoftuar klubin tonë për fitore në tavolinë me rezultatin 3-0. Klubi i Kukësit i ka siguruar ekipit të femrave se do të ketë mbështetjen maksimale për të arritur në rezultate pozitive. Dikur skuadra e Kukësit për femra arrinte deri në finalen e Kupës dhe nënkampione e Shqipërisë”, njofton Kukësi.