“Ngjarjet në Ukrainë është bërë aq serioz, shkatërrues dhe kërcënues, sa që ngjall shqetësim të madh”.
Kështu deklaroi sot Papa Françesku në lutjen e mëngjesit. Ai për herë të parë iu drejtua drejtpërdrejt liderëve të Rusisë dhe Ukrainës duke apeluar për paqe.
“Apeli im i drejtohet para së gjithash Presidentit të Federatës Ruse, duke i lutur që të ndalojë, edhe për dashurinë e popullit të tij, këtë spirale dhune dhe vdekjen. Nga ana tjetër, i pikëlluar nga vuajtjet e pamasë të popullatës ukrainase pas agresionit të pësuar, i drejtoj një thirrje po aq të sigurt Presidentit të Ukrainës që të jetë i hapur ndaj propozimeve serioze të paqes. Të gjithë protagonistëve të jetës ndërkombëtare dhe liderëve politikë të kombeve, ju bëj thirrje që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’i dhënë fund luf tës së vazhdueshme, pa u përfshirë në përshkallëzime të rrezikshme, si dhe për të nxitur dhe mbështetur nismat e dialogut”, tha Papa.
Françesku ka dënuar edhe aneksimit rus të katër provincave ukrainase, Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.
“Më vjen thellësisht keq për situatën e rëndë që është krijuar ditët e fundit, me veprime të mëtejshme në kundërshtim me parimet ndërkombëtare. Në fakt, rrit rrezikun e një përshkallëzimi bërthamor, deri në atë pikë sa të ngrejë frikën e pasojave të pakontrollueshme dhe katastrofike në mbarë botën”, tha ai.