Këtë të dielë, në partinë e Sali Berishës është mbajtur një “garë” për zgjedhjen e kreut të FRPD-së. Por gara, ashtu si zakonisht kur Berisha bën zgjedhjet, është shoqëruar me manipulime skandaloze. Përveçse kanë votuar masivisht persona që e kanë kaluar moshën për t votuar kryetarin e të rinjve demokratë, ajo që është më skandaloze, është fakti se kanë votuar edhe persona që nuk kanë qenë fare anëtarë të PD-së.
Po sjellim si shembull vetëm degën nr.5 në Tiranë. Për zgjedhjen e kryetarit të FRPD në degen nr.5 Tiranë, kanë votuar 119 persona. Nga këta, vetëm 34 kanë qenë në listën e anëtarëve me të drejtë vote (listë e përpiluar nga një grup pune i ngritur nga organet e FRPD) dhe 85 të tjerë jashtë liste. Pra shumica e atyre që kanë votuar, nuk kanë qenë fare anëtarë të PD-së, por thjesht i kanë marrë nga rruga.
Për këta 85 ka marrë vendim Komisioni i Degës për t’i lejuar të votojnë, pasi dy ditë më parë, pas mbledhjes së Këshillimit Kombëtar, Edi Paloka kishte deklaruar se do të lejohen të votojnë jo vetëm anëtarët e partisë, por dhe simpatizantët. Dhe tani, do dalin prapë e do thonë që Edi Rama manipulon votimet!/TemA