Një sipërmarrës në fushën e turizmit në Gjirokastër, gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Edi Rama ka ndarë eksperiencën e tij pasi është rikthyer nga emigracioni për investuar në vendin e tij. Marseli, tha se kishte blerë një tokë në fshat, e kishte investuar në vreshtari dhe pak vite më vonë kishte hapur edhe një agroturizëm me gatime të zonës. Ai u shpreh se sot merr dyfishin e asaj që merrte në emigracion, ndërsa synon ta çojë 5 fish të ardhurat.
Qytetari: Të gjithë ikin, më thanë t’i ç’bën u çmende. Një djalë ish-oficeri i lindur në qytet bleve një tokë në fshat. Atë tokë e ktheva në vreshtari dhe para 4 vitesh vendosa të hapim për njerëzit atë se çfarë ne prodhojmë dhe gatuajmë. Çdo gjë që prodhon Shqipëria. Nuk ishte e lehtë ishte shumë e vështirë. Këtu mbase jam unë i gabuar sukses quhet po punove në shtet. Shteti ka një kapacitet 5 veta. Përveç punë në shtet ka dhe shumë gjëra të tjera. Atje ku kam punuar kam pasur fatin të njoh njerëz të gjitha kategorive dhe nuk e kishin problem të ecnin me rroba puna, këtu në 2022 kanë turp të kolojnë me rroba pune. Ka shumë gjëra që të ofron Shqipëria Aktualisht sot fitoj dyfish, vetëm më punë dhe tentoj që ta bëj 5 fish me shumë punë.
Rama: Nëse merren me punë në emigracion në daç të bardhë në daç të zezë. Nuk i merr kurrë paratë që merr të vish këtu dhe të marrësh paratë që merr Marseli. Janë shumë pak krahasimisht me sa duhet të jenë, kudo në Shqipëri agroturizmi ka një cilësua shumë të thjeshtë. Jam i sigurt që do thonë ja qenka patronazhist, por as nuk ju njoh fare.