Ilir Meta, kreu i PL-së është shprehur entuziast për pas firmosjes së marrëveshjes me Sali Berishën. “E konsideroj me bindje të plotë historike. Marrëveshja më parimore që i shërben demokracisë dhe rivendosjes së pluralizmit politik dhe llogaridhënies.

Në drejtim të garantimit të demokracisë direkte të qytetarëve shqiptare. Referendumi dhe referendumet, primaret, transparenca, llogaridhënia do të bëjë që të kemi një herë e përgjithmonë një sovran për të mbajtur nën kontroll ata qe i delegojnë pushtetin. Dua të shpreh kënaqësinë më të madhe dhe angazhimin madhor që kemi marrë në mbrëmjen e 25 korrikut. Sot kemi marrë një mbështetje nga PD si forca më e madhe opozitar”, është shprehur Meta.