Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj u shpreh se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar projekt-buxheti për vitin 2023. “Ne parashikojmë që gjatë vitit 2023 ekonomia shqiptare të rritet me një normë 2.6 % në terma realë dhe 5.7 % në terma nominalë. Parashikojmë që inflacioni që ka qenë kryefjala e këtij viti dhe shqetësimeve të lidhura me rritjen ekonomike të nisë të ngadalësohet duke arritur në një nivel mesatar prej 3.6 %”.- tha ministrja
“Lidhur me parametrat ekonomikë, kemi disa skenarë, parashikojnë një recension teknik të vendeve të BE e kjo është arsyeja pse e kemi ulur parashikimin për 2023 nga mbi 3% që e kishim në fillim të këtij viti në 2.6%. Projektbuxheti do tu prezantohet në detaje në javët në vijim për çfarë parashikon. Ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, pra mosrritjen e çmimit për energjinë elektrike që mos të preken konsumatorët dhe bizneset e vogla”, theksoi ministrja.
Sa i takon projektligjit për Amnistinë Fiskale, ministrja e Ekonomisë u shpreh se nuk ka një datë për miratimin e Amnistisë Fiskale ndërsa shtoi se po punohet për ligjin.