Mjeku Marsid Kuqi ishte i ftuar këtë të martë në Vizion Plus, në emisionin e mëngjesit ‘7 pa 5’ për të folur në lidhje me kujdesin ndaj shëndetit dhe kontrollet rutinë që duhet të kryejnë qytetarët. Kuqi tha se, shqiptarët kujdesen pak për shëndetin e tyre por lajmi i mirë është që ky fenomen po ndryshon me kalimin e viteve.

“Për kujdesin mjekësor është e drejtë të themi që kujdesemi relativish pak po diçka po ndryshon, nga stili i jetesës, mënyra e të ushqyerit, ushtrimet, palesta janëë hap pozitiv kështu që avash avash do të vijnë edhe hapat e tjerë.

Parimi është: parandalo më mirë se të kurosh. Është më e lehtë, kushton më pak për këdo që paguan kostot financiare, është më e thjeshtë për pacientin e për mjekun që ta kuroj një pacient të diagnostikuar herët. Nëse themi se duhen të themi të shpështojmë kontrollet rutinë, le të themi thjesht që duhet t’i bëjmë, të paktën një herë në vit. Nga check-upi ose kontrolli bazë merren indiciet që dicka nuk shkon, më pas nëse ka një shqetësim ndiqet nga mjeku specialist.”Për sa i përket informacioneve të ndryshme nëpërmjet internetit, mjeku tha se pacientët duhet të jenë më selektivë në zgjedhjen e burimeve të informacionit.

“Qytetarët janë të informuar dhe kjo është gjë e mirë por duhet bërë një selektim i informacioneve që merren nga rrjetet sociale. Në Google ka burime të ndryshme, dhe pacienti duhet t’i zgjedhë cfarë të lexojë.”