Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vlerat e larta të presionit atmosferik si dhe masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të ndikojnë edhe për ditën e sotme mbi vendin tonë.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore si dhe me mjegull e mjegullinë në orët e para të mëngjesit në lugina.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në mesditë.

Valëzimi në dete të forcës 2 ballë.