“Ne s’kemi kundër asnjë institucion ndërkombëtar dhe asnjë partner ndërkombëtar.”

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, në lidhje me projektligjin për amnistinë fiskale.

Sipas tij, ndërkombëtarët kanë rezervat e tyre, por nuk janë shprehur kundër.

”Asnjë nuk është kundër, të gjithë kanë rezervat e tyre. Janë dy gjëra të ndryshme. Ne jemi duke diskutuar me ta dhe ata kur ulen në tavolinë me ne, nuk thonë që ne jemi kundër, nuk diskutojmë dhe po ikim. Ata ulen në tavolinë me ne dhe thonë kemi këto rezerva, janë çështje të natyrës teknike.

Ne mundohemi të adresojmë ato rezervat e tyre. Unë e kam thënë shumë qartë, ne jemi gati të adresojmë të gjitha rezervat, por nuk do pranojmë kurrë një kundërshtim, që Shqipëria, shqiptarët nuk e bëjnë dot prej krimit”, theksoi ai.