Rama: Dje publikova një dokument i cili tregon se ndërtimi pa leje nuk është aty si një zbulim i këtij momenti dhe është e pavërtete që aty nuk ka pasur asnjë sy më parë. E publikova dokumentin e kallëzimit në prokurori të kompanisë ndërtuese, tani po ju jap një dokument tjetër që është dënimi me gjobë sipas ligjit i kësaj kompanie, për ato 4646 metra katror të ndërtuara për qëllime fitimi jashtë lejes. Është një dënim me gjobë me shumën 1,3 milionë dollarë, e vendosur në fillim qershori. Ajo që ka ndodhur është se e çojnë në gjykatë gjobën dhe gjykatësi rrëzon shtetin, një gjykatës i verbuar nga paraja besoj po nuk ngre akuza pa prova, po i padenjë fare i thotë shtetit jo ndërkohë që gjobën e ka ligji. Ky ka qenë rasti që ka derdhur kupën dhe na ka detyruar ne të futemi me vendimin e fundit të qeverisë për të vepruar që të mos ketë mundësi të futet asnjë prokuror dhe gjykatës i korruptuar në mes.
Po jap edhe një shembull tjetër, Inspektorati Kombëtar ka kallëzuar penalisht gjithë këtë periudhë 40 subjekte ndërtuese, 18 kryetar bashkish dhe komunash duke marrë parasysh periudhën kur kishte ende komuna dhe jo vetëm kryetarë të palës tjetër po edhe të partisë socialiste, 12 drejtorë urbanistike në bashki, 25 kryeinspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit, 2 drejtorë rajonal aluzimi dhe 4 anëtarë këshillash territorit. Pyetja është sa nga këta kanë shkuar para ligjit, asnjë të gjitha këto dosje i ka zënë myku nëpër prokurori.