Komisioni i Prokurimit Publik dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi midis dy institucioneve.

Marrëveshje u nënshkrua nga Kryetari KPP, Joanaid Myzyri dhe Kryetarja e KLGJ, Nureda Llagani dhe ka si qasje bashkëpunimin në disa drejtime kryesore si: realizimin e workshop-eve, konferencave, trajnimeve të përbashkëta; realizimin e analizave dhe studimeve periodike; veprimtari të tjera bashkëpunimi të cilat janë në përputhje me qëllimin e kësaj marrëveshjeje, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve, si dhe adresimin e problematikave.

Në përfundim palët shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuar në përmbushjen e marrëveshjes.