Sot nis viti i ri akademik 2022-2023 në të gjithë vendin, ku 19 400 studentë ulen për herë të parë në auditore. Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, pedagogët në Tiranë kanë bojkotuar mësimin

Sot nis viti i ri akademik 2022-2023 në të gjithë vendin, ku 19 400 studentë ulen për herë të parë në auditore. Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, pedagogët në Tiranë kanë bojkotuar mësimin. Pas një prezantimi me studentët e viteve të para, pedagogët kanë dalë nga auditorët dhe po protestojnë ndaj kushteve ku punojnë dhe pagave që marrin. Vetëm në Fakultetin e Mjekësisë, nuk është paralajmëruar për bojkot të mësimit.

Ndryshe nga kryeqyteti, në pjesën më të madhe të universiteteve në rrethe, mësimi ka nisur që të zhvillohet normalisht. Përjashtim bën universiteti i Shkodrës dhe Elbasanit, ku një pjesë e pedagogëve kanë bojkotuar mësimin.

Pedagogët kanë bërë një listë me 9 kërkesa për të cilën thonë se afati për të negociuar tashmë ka kaluar, një nga pikat që këmbëngulin më tepër është rritja e pagës me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër.