Protesta e dytë për vdekjen e Lear Kurtit është mbajtur këtë të diel para Ministrisë së Brendshme.

Ajo është thirrur nga Sali Berisha dhe drejtohet nga djali i Ilir Vrenozit, personazh ky i njohur për reagimet banale në internet.

Disa prej të pranishëmve kanë qëlluar me domate drejt policisë. Ata kanë hedhur parrullat “Policia e krimit” dhe “Kriminela”.

Sali Berisha kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, Bledi Çuçit dhe Ardi Veliut. Por jo të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku. Ndërkohë një pjesëmarrje e ulët është vënë re sot në protestë. Lear Kurti humbi jetën dy ditë më parë dhe sipas Prokurorisë ai kishte gëlltitur një qese me kokaine për t’i shpëtuar kontrollit policor. Por Sali Berisha ka vijuar me akuza se është vrarë nga qeveria, duke postuar edhe foto makabre të viktimës.IMG_2757