Ilir Meta ka folur para mbledhjes së Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë duke thënë se është tepër i rëndësishëm sepse do të ketë vendime që kanë rëndësi të madhe. Do të nisë me ndryshime statutore, mes të cilave dhe referendum që do të jetë i përcaktuar në statut.
Ilir Meta tha se Partia e Lirisë ka angazhimin madhor që të rinjtë ti mbajë, ti kthejë këtu dhe të krijojë të gjitha mundësitë që të rinjtë tanë të jenë lokomotiva e transformimit të shpejtë dhe të jenë bufrimi i lumturisë dhe i mirëqënies.
Teksa nuk ka asnjë kandidat përballë për postin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Meta tha se është shenjë besimi për lidershipin e tij.
“Prej 100 ditësh është bërë e ditur se do ketë zgjedhje për kryetarin e PL dhe strukturat. Falenderoj komitetin që gjysmë ore më parë përfundoi misionin. Sot do të votohen të gjithë në mënyrë të fshehtë. Komiteti drejtues dhe kryesia, padyshim dhe kryetarin. Nuk shpikim dot kandidatë dhe s’bëjmë dot gara fiktive. Është tregues i simpatizantëve për besimin e lidershipit tim. Për këshillat bashkiak, 50% do të jenë të rinj e të reja”, tha Meta.