Thelbi eshte mundesia financiare e qytetareve dhe ana tjeter e diskutimit eshte nje shtylle, e cila nuk leviz, eshte konseguencat e luftes ne Ukraine, invazioni rus ne Ukraine, ne te gjitha shtresat ekonomike europiane dhe ne sektore, nga energjia deri tek sektoret e fundit; nga momenti qe preket energjia, preken kostot e prodhimit, produktiviteti dhe konseguenca eshte inflacioni. Vendimmarrja e qeverise per fashen 800 KWh eshte e duhur. Po ta shihni, iu referua dhe nje nga deputetet e opozites, ka pasur efektet e veta pozitive. Ne janar 22 konsumi mesatar i energjise ka qene rreth 400-450 MWh. Po t’i referohemi muajit te fundit te te dhenave, pra korrikut, ka zbritur ne 285. Kjo do te thote qe qytetaret brenda mundesive te tyre po tregohen me racionale me konsumin e energjise dhe presupozohet qe nje mase e cila tenton te frenoje konsumin e tepert te energjise dhe te faturoje ate 1%, simbolikisht, te shoqerise qe ka shume me shume mundesi financiare, me cmim afer reales dhe serish, jo tek realja, serish e subvencionuar. Debati per energjine i duhet referuar edhe historise, se u permend ketu ceshtja e sigurise kombetare. Siguria kombetare nuk pushon kurre se debatuari dhe ceshtja e mbeshtetjes sociale nuk pushon kurre se debatuari. Nuk eshte larg 2013, eshte akoma as nje dekade larg. Po sikur te ishim ne ate situate te 2013, kur CEZ ishte privat, kur KESH do ta faturonte me cmimin e tregut te lire, ku do shkonte cmimi? Kete nuk e quani subvencionim?
Ju kam sjelle disa fatura, subvencionimi eshte me i madh sesa mendoni. Dikush ketu tha pse nuk beni si gjithe Europa. Me besoni, Shqiperia eshte vendi qe e ka pasur te qarte subvencionimin e energjise elektrike qe diten 1. Shikoni levizjet e cmimeve ne te gjithe Europen. Jane pothuajse te gjitha me nga 2 e me nga tre. Eshte fakt. Shqiperia e ka te palevizur. Pse? Qeveria eshte institucion qe i pergjigjet qytetarit se eshte votuar si qeveri e majte dhe do vazhdoje te subvencionoje qytetarin. Po, progresiviteti eshte ne themel te gjithe vendimmarrjes se qeverise. Shikojini paketat nga dita 1 deri tani, qeveria ka kaluar me mbeshtetjen sociale edhe pertej asaj qe nje qeveri ne kushtet e Shqiperise mund te beje, qe nga qytetari ne nevoje, deri tek nxenesi qe i subvencionohen librat, pensionisti qe ka te garantuar pensionin e 13-te, paketen e solidaritetit ne fundvit dhe indeksimin; apo dhe injektimin qe eshte bere ne ekonomi qe nga termeti e pandemia. Ja ku keni nje fature te nje familje ne nevoje. Ketij konsumatori qe sot e ka 128 KWh, pra eshte minimumi, e subvencionon gati 1 milione leke te vjetra ne vit. Tani imagjinoni sikur te shkojme tek mesatarja e konsumit qe sot eshte statistikisht afersisht 460 KWh. 1 milioneshi behet 4 milione. Pra, ta dine qytetaret, ta dini dhe ju, sot qeveria nepermjet buxhetit te shtetit subvencionon nje familje me konsum mesatar tek 450-460 kwh/muaj, praktikisht e subvencionon 4 milione leke te vjetra ne vit. Ju thoni Maqedonia po jep 100 euro/muaj. Ne po japim 350. Ju thoni beni si Maqedonia. Jo, nuk do japim 100 euro ne 3 muaj, do japim 350 euro/ muaj, per cdo muaj, qofte per familjen, qofte per biznesin. Doni per biznesin? Ky eshte nje biznes i lidhur me tension te mesem dhe paguan sot 8 mije leke te reja/ muaj. Shumezojeni minimalisht me 2.5 leke, shkon 24 milione leke ne vit. Madje dhe nje biznes qe eshte ne tension te larte, nuk e paguan cmimin aq sa eshte realisht. E dini sa ka dale cmimi mesatar? 360 euro/mwh.
Cmimi ne burse ka arritur dhe 1040 euro, dhe 700 dhe 800. Pse nuk thoni qe ne gjithe kete veshtiresi, e ne gjithe kete mundesi te reduktuar optimizimi, se ne gjithsesi i kemi syte nga shiu, nuk ka blere me cmim maksimal, por ka arritur te bleje nje cmim mesatar 360 euro/mwh. Ky praktikisht eshte miremenaxhim. Dua t’i kthehemi nje moment paketes sociale qe ka bere qeveria qe nga 2013. Taksa progresive, subvencionet per pensionistet, jane gati 13 mije leke dikur kur cmimi i energjise varionte 50-60 euro MWh, nje pensionist merrte 12,800 leke ne muaj subvencion per energjine. Mos harroni qe kur dilni ketu kundershtoni fashen, e beni politikisht edhe kunder logjikes suaj. E keni pasur me dy fasha para 2013 dhe u be kaos. Cfare do ndodhte sot nese kompania (CEZ) do te ishte private? Kompania do faturonte llahtaren dhe ajo qe ben qeveria sot, eshte ekzaktesisht ajo qe ka bere qe nga 2013 e mbrapa, duke mbajtur balancen mes asaj qe duhet te mbledhe di te ardhura KESH dhe OShEE per investime dhe operacionet e veta dhe ate qe duhet te perfitoje qytetari. Debati eshte interesant dhe te gjithe shkojne ne nje pike, por jane dy bote te ndryshme: njera merret me qytetarin, tjetra merret me oligarket. Na thoni sillini ketu t’i taksojme. E kishit 10%, e beme 15% taksen per biznesin e madh. Diference e madhe. E taksonit qytetarin e zakonshem 10%, e cuam 0.3%, e 0 per phesen me te madhe, mbi 60% te tyre. Kjo eshte diferenca.