Nga Behgjet Pacolli/
Sot Edi Rama ishte përsëri zëri i Kosovës! Pas fjalimit të tij në Këshill të sigurimit të OKB-së, sot në Këshill të Evropës. Jam i impresionuar dhe krenar për fjalimin që mbajti dhe ku i kërkoi botës të tregonte se ku ndodhen këto të ashtuquajtura organe?
Ku edhe një herë theksoi se UÇK-ja ishte në anën e popullit dhe një lëvizje për liri, dhe jo terroriste. Janë veprime si këto që kanë shumë domethënie për Kosovën dhe për të cilat ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës. Faleminderit edhe një herë Kryeministër Rama!