Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur diskutimet mbi draftin e Paketës Fiskale për vitin 2023.

Në këtë kuadër, zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero zhvilloi një seancë online diskutimi me përfaqësues të dhomave të bizneset dhe ekspertë të fushës, mbi propozimet për shtesat dhe ndryshimet në legjislacionin tatimor.

Vjero bëri të ditur se disa nga ligjet që do të kenë amendime janë ai i “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Për akcizat”, dhe “Për taksat kombëtare”. Diskutimet me grupet e interesit do të vijojnë edhe më tej.