Enti Rregullator i Energjisë ka mbledhur bordin ditën e sotme ku edhe u diskutua ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike.
Kjo mbledhje vjen pasi qeveria vendosi mos aplikimin e fashës për abonentët familjarë.
Gjatë fjalës së tij kreu i Bordit Petrit Ahmeti, tha se çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë për muajin tetor. Ndërsa përgjatë këtij muaji do të do të rishikohet situata dhe do të vendoset nëse çmimi 42 kilovat do të aplikohet gjatë muajit nëntor për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 kilovat.
Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen e bordit të ERE-së.
“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti.