Vetëm 4 pedagogë në universitetin e Korçës marrin pjesë sot në protestë. Gjatë këtyre ditëve numri i pedagogëve që kanë zgjedhur të dalin publikisht në protestë ka qenë tejet i ulët, për shkak se ajo drejtohet nga personazhe afër PD-së.
Procesi mësimor në juglindje vijon normalisht. Pedagogët njoftuan sot, se ditën e hënë në orën 11:00 do të mbahet protestë kombëtare.