Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë një takimi me fermerët në Elbasan, foli për një sipërmarrje që do të krijohet dhe ku bashkia do të ketë rolin kryesor për të mos lënë në baltë fermerët dhe për të hequr varësinë nga privati. Kryeministri tha se fillimi për këtë iniciativë do të jetë krijimi i 5 tregjeve të para shtetërore që do të menaxhohen nga bashkitë, ndërsa për të mbështetur fermerin me fonde apo me pika grumbullimi, bashkia do të bëhet ura lidhëse e tyre për të përfituar si nga fondet e qeverisë ashtu edhe të BE-së.

“Bujqësia sot pavarësisht krizës, që është një krizë e madhe botërore, pavarësisht vështirësive është në ditën e vet më të mirë krahasuar me nga jemi nisur përsa i përket prodhimit dhe eksportit. Ua them të gjithave, nuk ishte para 50 vjetësh, ishte patra 6-7 vjetësh që kur vijë këtu të gjitha rrugët ishin të mbushura me njerëz që dilnin të rruga për të shit ca kishin prodhuar. Mbushur me tezga druri se nuk kishin infrastrukturë grumbullimi. Nuk më asgjë nga ato. Pse janë zhdukur se ka filluar një fazë e re, ku me gjithë sistemin e pikave të grumbullimit që kemi ndërtuar duke iu mbështetur ju i është dhënë një dorë e madhe fermerëve. Tani kemi nevojë për tregje cilësore dhe me çmime të arsyeshme.

Për këtë po punojmë më programin e ri në bazë të një programi janë 5 tregje të para që do të ndërtohen dhe që nuk do të jenë tregje që varen nga privati që vendosin çmime marramendëse, por tregje në dispozicion të fermerëve”, tha Rama.