Në kongresin e Partive Socialiste Euoropiane, kryeministri Edi Rama ka takuar kancelarin e Gjermanisë Olaf Shcolz. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga takimi me kancelarin gjerman, ndërsa ka uruar qytetarët për një fundjave të mbarë.
Në kongresin e Partive Socialiste Euoropiane, kryeministri Edi Rama ka takuar kancelarin e Gjermanisë Olaf Shcolz. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga takimi me kancelarin gjerman, si dhe disa lider të tjerë të partive socialiste në Europë, ndërsa ka uruar qytetarët për një fundjave të mbarë.
‘Mirëmëngjes dhe nga Berlini, ku sot në mesdite mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë, ju uroj një fundjavë të mbarë.’- shkruan Rama.
Kriza energjetike ishte në fokus të fjalës të mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Berlin. Nga Kongresi i Partive Socialiste Europiane, Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që të mbështesë Shqipërinë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë. Në përfundim, kreu i qeverisë solli edhe njëherë në vëmendje sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, ku tha se u synua shkatërrimi i plotë i sistemi online shtetëror.