Nga Mero Baze/
Ky kuriozitet do të më shoqëroj gjatë kur dëgjoj se Partia e Lirisë bën konventë dhe zgjedh dhe ilir Metën/Metaj me votë. Ka shumë partinë botë që kanë lider autokratë apo që kanë hequr dorë nga zgjedhjet . Por nuk e fshehin atë. Madje e kanë identitet. Kur bëjnë Kuvende apo Kongrese sic I themi ne, flasin për perspektivat e shoqërisë apo programet e tyre. Zakonisht janë parti në pushtet, që nuk kanë ndërmend të ikin dhe kryesisht në vende që nuk shtiren sikur janë demokratike.
Kurse kjo punë e Partisë së Lirisë është atipike edhe për rastet më qesharake.
Kjo lindi për pes minuta dhe pa asnjë kundërshtim ndërroi emrin dhe kryetarin. Në fillim ishte parti e burrit me emrin e saj. Pastaj ai ja dha gruas duke ruajtur si zakonisht mbiemrin e burrit. Pastaj gruaja ja dha burrit përsëri dhe që të dukej serioze ai I ndërroi mbiemrin që të mos dukej që po e merrte nga gruaja. Tani paska bërë dhe votime për tu zgjedhur si kryetar.
Kurioziteti im është përse u duhet gjithë kjo procedurë. Ilir Meta/Metaj është një identitet politik I pranuar në Shqipëri ashtu sic është. Është nga të paktët që as korrupsionin nuk ja përmendin si keq por si zotësi. Është nga te paktit që dhe kur thotë marrëzira njerëzit se marrin seriozisht po I fusin një të qeshur. Madje as amerikanët nuk mërziten me çmendurit që thotë kundër tyre, sic ishte rasti kur tha se duan ta vrasin tek Mali me Gropa. Maksimumi pyesin ku është Mali me Gropa.
Mbi të gjitha nuk ka asnjëri dyshim që është parti e tij e familjes dhe e mbajtur me forcat e tij. Është e vetmja ndërmarrje private politike në Shqipëri që funksion si ShPK realisht dhe njerëzit nuk kanë dilema për ketë.
Nuk e kuptoj pse i duhet të bëj sikur zgjidhet, sikur mbledh njerëz sikur ndërron emër dhe mbi të gjitha sikur ka program. E vetmja gjë e rëndësishme që ai ka bërë politikisht kohët e fundit është aleanca me Sali Berishën që e unifikon atë si një gjymtyrë të rëndësishme të fronit antiperëndimor në Shqipëri që realisht është opozita me më shumë identitet në Shqipëri, pasi kuptohet pse çfarë duan. Duan të heqin qafe ndikimin e perëndimit në Shqipëri dhe të shpëtojnë nga drejtësia. Nuk është qëllim I vogël, as objektiv I lehtë. Por nuk është objektiv që kërkon këto shfaqjet me konventa apo me komunistë të konvertuar në djathtistë. Janë para të shpenzuara kot. Me kaq para sa kanë prishur sot kishin blerë nja 5 mijë vota. E vetmja gjë që dinë të bëjnë mirë.