Nga Namir Lapardhaja/

Mos, vallë, Doktorit i ka nisur t’i vjetërohet rruga e informimit, apo gjithnjë kështu ka qenë dhe s’kemi dashur ta lexojmë?

Rasti më i fundit është deklarata e parmbrëmshme se Basha nuk e kalon Oqeanin pasi e arrestojnë, ndërkohë që Basha, në kohën që fliste Berisha, ishte në SHBA, në takime. Pak rëndësi ka niveli i zyrtarëve. Mundet që të jenë edhe të parëndësishëm.

Por ajo që është e çuditshme është se Berisha ka kaluar çdo imagjinatë në gënjeshtrat e tij. Gjithkush që e ka besuar se për pak muaj me të PD vjen në pushtet, duhet të lexojë mirë fitoren imagjinare që ai ua atashoi gjithë atyre që e duartrokasin, duke besuar verbërisht në fushatën e tij që u mbështet mbi zhgënjimin dhe zemërimin e demokratëve që ishin vjedhur me 25 prill.
Keqardhje për botën e madhe të gënjeshtrave shkon edhe për mediat, portalet, të cilët, nga mbështetja që i kanë dhënë botës së gënjeshtërt të Berishës, nuk guxuan as të botojnë apo transmetojnë një foto nga takimet e ish-kreut të PD-së në SHBA.

A mos, vallë, Doktori e dinte të vërtetën për Bashën, por e mundi tundimi për të gënjyer?!