Thumana në Krujë ishte një zonat më të goditura nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit 2019. Shumë pallate u shembën, duke lënë pas të vdekur e të plagosur. Por, në atë zonë tashmë janë ndërtuar pallate dhe banesa të reja.

Ndërsa në qendër të Thumanës është ngritur edhe Kulla e Kujtesës, në respekt të viktimave të asaj tragjedie.

Pamjet e kësaj kulle i ka publikuar në Facebook Kryeministri Edi Rama.

“Me Kullën e Kujtesës së Thumanës, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në Facebook.