Kryeministri Edi Rama në një takim me zjarrfikës në Gjirokastër, ka reaguar ditën e sotme për protestën e pedagogëve ndërsa kundërshtoi fortë rritjen e pagës për ta.
“Kate pa leje mirë është të bëni sikur nuk i shihni se i rregullojmë ne. Hapësirat shtetërore mirë është të mos i bëni për njerëzit pa strehe, por na i jepni ne. Këto që shihni janë gjëra që kanë ndodhur në qytetin tuaj, në vendin tonë dhe nga ana tjetër ajo që ne po bëjmë është ti ndajmë punët. Nuk bëhen punët të dalësh të bësh protestë e të lësh pa mësim fëmijë që prindër shkojnë paguajnë atje. paga të është rritur. Tani si t’ju them unë ju, dilni e ju e vini ndonjë zjarr që t’ju rritet paga.
Ua rritën 7% edhe pedagogëve edhe zjarrfikësve, por pedagogët kanë mundësi alternative. Një pjesë në universitete private nuk i deklarojnë për këtë do ta shohim jo për ti trembur, por për të vendosur pikat mbi. këtu bërtasin më shumë ata që marrin më shumë. Bëjnë sikur u qajnë hallin të tjerëve. Por jo. Një figurë e SHIK-ut nuk mund t’i imponohet dot bashkë me një zinxhir foltorexhinjsh që kanë ngatërruar punën që kanë në universitet me foltoren dhe bëjnë protesta për të çuar ujë në mullirin e çorbës së rublave dhe të non–gratave. le të bëjnë protesta kundër meje, por të bësh protesta si skuth sikur qan hallin e të gjithë pedagogëve e të bësh sikur po i shantazhon, kush po i shantazhin, është hera e parë që unë po flas. Asnjë pakt nuk kam me ta. Le ta bëjnë si të duan punën në ekrane. Puna jonë nuk është të bëjmë pakte pas shpinës tuaj, por t’ju themi këto janë të ardhur e mundësitë, tani ti shpërndajmë. Ju do të keni një taksë të jashtëzakonshme dhe ne do marrin për tja dhënë në radhë të parë pensionistëve. Kemi ujë po kemi ujë, prodhojmë energji , po. Por ju që e shisni jashtë duhet të mendoni edhe për këto që janë këtu.”, tha Rama.