Legjenda e portës së Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas ka deklaruar se është homoseksual me anë të një postimi në Twitter. “Shpresoj të më respektoni, jam homoseksual”, ka shkruar ish-kapiteni i Los Blancos që ka gjetur mbështetje të menjëhershme nga ish-armiku i tij në fushë, Carles Puyol.

Ish-kapiteni i Barcelonës komentoi në postimin e Casillas në Twitter: Është koha për të treguar historinë tonë, Iker, duke shfaqur mbështetjen për ish-shokun e ekipit.

Ky episod shokoi botën e futbollit pasi ish-portieri spanjoll është personaliteti i parë i një rëndësie të tilë që deklaron hapur orientimin e tij si homoseksual.

Casillas ishte i martuar me gazetaren sportive Sara Carbonero me të cilën kishte dy djem për pesë vjet para ndarjes së tyre në mars 2021.