Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me fatyrat e energjise elektrike dhe a paguhen ato nga te gjithe:
Nuk ka nga ata që nuk kanë drita fare dhe nga ata që nuk paguajnë fatura. Ka një faturë shërbimi minimale për të gjithë abonentët e të gjitha kategorive që kanë lidhur kontratë më OSHEE dhe ti mund ta mbyllësh shtëpinë dhe aty është një faturë që shënon një shumë minimale dhe nuk ka faturë që vjen kur ti nuk ke drita fare. Kjo nuk ekziston më, ka ekzistuar në të kaluarën, në kohën e atyre që sot çfarë nuk thonë por e lanë Shqipërinë në humnerë, ndërkohë që biznese që konsumojnë drita për një lagje dhe paguajnë si biznes i vogël, mund të ketë ndonjë rast nuk e përjashtoj po dhe kjo ka qenë një modë e së kaluarës.
Me heqjen e fashës 800kw/h nuk kam bërë asnjë heroizëm dhe nuk kam dal si një lloj shpëtimtari. Ajo që është e sigurt është se çdo ditë e minutë unë jetoj me dhe për këtë detyrë dhe kjo detyrë është në funksion të rezultateve për njerëzit, për vendin dhe përmirësimit të jetës dhe lehtësimit të barrës faktike dhe psikologjike të luftës.