Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarë tha se në fillim të vitit të ri do të ketë një rritje tjetër për zjarrfikësit.
‘Paga për zjarrfikësit është një rritje që as nuk i përgjigjet kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë dhe as objektivit tonë. Pasi është rritje për këtë tre mujor. Me buxhetin e ri do të ketë për zjarrfikësit një tjetër rritje siç do të ketë për mjekët infermierët dhe mësuesit. Ngaqë nuk e kemi shpjeguar si duhet ky është vetëm hap i parë në këtë fundviti për të filluar i për të gjitha kategoritë e tjera,’- u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët online, ku në fokus siç thotë ai do të jenë shqetësimet e qytetarëve. Sipas Ramës janë zgjedhur për tu diskutuar shqetësimet më të ‘egra’.