Gjirokastra vijon që të gëlojë nga turistët, pavarësisht se gjendemi në muajin tetor. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një video nga qyteti i Përmetit duke treguar edhe hotelin ku ka kaluar natën, një strukturë tradicionale e kthyer tashmë në pjesë të rrjetit të mikpritjes.
“Mirëmëngjes nga Gjirokastra. Ja edhe hoteli ku fjeta mbrëmë një tjetër derë e hapur në zinxhirin e shtëpive dhe strukturave tradicionale të kthyera në pjesë të rrjetit të mikpritjes. Në një qytet që vazhdon edhe sot në tetor, që pash mbrëmë gëlon nga vizitorë dhe turistë. Ditë të mbarë,”- shkruan Rama.