Në përmbylljen e konferencës S.E.M.I. “Kultura do të shpëtojë Botën” mbi historitë e suksesit, meritës dhe inovacionit, që u mbajt nëBergamo, Itali, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Drejtorin e SkyTg 24, Giuseppe De Bellis.
Kreu i ekzekutivit shqiptar ka folur për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e BE, konkretisht me Italinë e cila tashmë qeveriset nga të djathtët.
Rama theksoi se e ardhmja e Shqipërisë gjithmonë ka qenë Europa dhe kështu do të mbetet. Lidhur me qeverinë e re në Itali ai u shpreh se qeveria shqiptare asnjëherë nuk ka pasur raport problematik me cilëndo qeveri në Itali, e majtë apo e djathtë, ndaj edhe rasti i kryeministres Meloni nuk përbën ndryshim.
Pjesë nga Intervista:
Kryeministri Edi Rama: Kjo ka bërë që ne pas vitit 90-të nuk kemi patur asnjë lloj prirje për tu afruar me Rusinë dhe nuk kemi të bëjmë aspak me Rusinë, as nga pikëpamja ekonomike, nga asnjë lloj pikëpamje gjithësesi mund të qëndrojmë pa ta pa asnjë lloj problemi dhe nuk kemi asnjë lloj problemi për të vënë sanksione ndaj tyre. Ndërsa me Kinën kemi një marrëdhënie normale. Jemi një vend ish-komunist ku Kina ka një prani të vogël sepse atë çka thashë më përpara, gjithësesi ne me Kinën kemi patur një martesë, kemi qenë shumë miq, shumë të afërt dhe pastaj ato u shndërruan në një vend tepër të pasur. Tashmë nuk kemi asnjë lloj alternativë tjetër dhe nuk duam alternativë tjetër përveç asaj të hyrjes në Europë. Unë besoj se Italia, Franca, Gjermania ata që vënë në mëdyshje ekzistencën e Europës përfaqëson humbjen e kujtesës së asaj çka ishte vendi i tyre kur nuk ekzistonte Europa dhe nëse sot në Europë kemi një brez që nuk ka parë luftë, atëherë nëse sot në Europë kemi një pjesë të atyre që thonë që Europa, pra që pikërisht është bërë e mundur falë këtij fakti. Është mëse e qartë sipas meje se pasuria, mirëqenia, sa më shumë je i pasur duhet të investosh gjithnjë e më shumë në kujtesën historike sepse ekziston gjithnjë rreziku që të harrosh dhe ne duhet të investojmë te më të vegjlit, më të rinjtë dhe që të kujdesemi në mënyrë që kujtesa historike të jetë një element i rëndësishëm sepse ne jetojmë në një botë ku gjithçka është kundër kujtesës. Çdo sekondë që kalon e vret kujtesën, e vret kohën për të diskutuar, kohën për të reflektuar. Ne kemi këtë lidhje të veçantë me Italinë që është tejet e fortë.
Pyetja e fundit, do të kemi një tjetër qeveri së shpejti në Itali dhe do të keni të njëjtin raport, të njëjtën marrëdhënie miqësie sikundër ka qenë me të gjitha qeveritë italiane?
Nuk varet nga kahja politike. Unë mendoj për Berlusconin, që është përfaqësues i së djathtës në Itali, por gjithësesi Berlusconi ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me Fatos Nanon që ka qenë një kryeministër socialist i Shqipërisë. Ju them këtë se ka pasur periudha që kanë qenë qeveri të djathta, ndërsa në Shqipëri qeveri të majta. Nuk ka rëndësi përkatësia politike. Gjithësesi kemi një atmosferë politike, lidhjesh historike dhe janë të hershme lidhjet tona. Tirana ka qenë e projektuar nga arkitektët italianë dhe gjithçka që shihni në Tiranë si një monument kulture me një rëndësi të veçantë është realizuar dhe ndërtuar pikërisht nga arkitektë italianë në përiudhën përpara dhe gjatë pushtimit fashist. edhe gjatë pushtimit fashist të themi ka qenë një pushtim sikur të ishte diçka mëse e natyrshme sepse Shqipëria i përkiste kësaj perandorie dhe nuk besoj se do ketë asnjë ndryshim në marrëdhëniet. Nëse një qeveri është më e djathtë, apo më e majtë apo je në opozitë, në fund të fundit kur vjen fjala për të qeverisur atëhere duhet patur kujdes sepse duhet të bësh gjithçka për të mos u asgjësuar nga e djathta apo e majta dhe duhet gjetur një vijë e mesme, e artë sepse është e thjeshtë të hartosh gjithë ato poezi epike mbi atë çka mund të bëhet në të ardhmen, po kur arrin të qeverisësh, atëherë çdo gjë bëhet më e vështirë. Gjithësesi duhet t’i bësh gjërat, i përket së djathtës apo së majtës sepse nuk ka receta për të djathtën apo të majtën, por duhet të bësh llogaritë mirë.
Ju faleminderit. Ju faleminderit zoti kryeministër për këtë performancë sepse ne kur u munduam të përcaktonim se kush do të ishte relatori që do të përbyllte punimet e kësaj konference, menduam pikërisht për kryeministrin Rama. Pikërisht për pasionin dhe për historinë e tij. Për qënien e tij para së gjithash një artist i madh. Faleminderit me të vërtetë.
Kryeministri Edi Rama: Unë do të doja të shtoja vetëm diçka duke qenë se po më falenderoni kaq shumë. Duhet të jem unë ai që duhet tju falenderojë sepse unë kam marrë shumë ftesa nga qytete, fondacione, po jo se unë nuk dua të jem i pranishëm në gjithë këto veprimtari, por kjo është hera e tretë në cilësinë time si kryeministër që pranova një ftesë të tillë sepse para së gjithash kam një respekt të pakushtëzuar për kryetarin tuaj të bashkisë dhe ka qenë një kënaqësi e madhe të isha këtu dhe më tej për qytetin, sepse pasi dërguam infermierët, ndoshta ishte momenti që tju sillnim një artist personalisht, dhe për të festuar këtë moment sepse edhe nëse pandemia duket si diçka e largët, jo nuk është diçka e largët. Në ato momente dukej e pamundur që të mund t’i ktheheshim normalitetit. E tashmë që i jemi rikthyer normalitetit, kujtesa na lë pas. Së fundmi, pranova ftesën për të biseduar për këtë çështje kaq të rëndësishme të historisë së Europës dhe për ta përmbyllur do doja tju thoja diçka: E dija që ishte një qytet i bukur, por është shumë më i bukur sesa nga ajo që mund të mendohet e të tregohet dhe për këtë jam i sigurt që kryetari i bashkisë duhet të bëjë edhe më shumë, por gjithësesi është një qytet dhe duhet të ndiheni të bekuar nga Zoti që lindët në këtë qytet të mrekullueshëm.
Duhet të falenderoj edhe zotin ministër për atë çka është arritur gjatë këtyre ditëve sepse është realizuar e gjitha kjo falë dhe pjesëmarrjes së institucioneve shtetërore dhe jam me të vërtetë i lumtur dhe falenderoj edhe një herë për praninë e tij ministrin e Jashtëm.