Çdo projekt për agro-turizëm do të mbështetet premtoi sot Kryeministri Rama në një takim në Përmet.

“Do të nxisim agroturizmin pa asnjë diskutim, pa asnjë përjashtim. Kemi njerëz që janë kthyer për të ardhur këtu. Kanë kuptuar se fitohet më shumë, jetohet më me pak stres. Me kursimet e tyre nxjerrin më shumë se sa nxirrnin kur punonin për dikë tjetër në emigracion. Ndaj u bëj dhe një herë thirrje emigrantëve. Për këtë po e bëjmë edhe amnistinë fiskalë. Është e papranueshme që na tregojnë kriminelët”, tha Rama.