Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme është ndalur në qytetin e Burrelit në një takim me të rinjtë. Rama ka folur me ta për mundësitë e punësimit online, duke u dhënë shembuj të rinjve se shumë bashkëmoshatar të tyre e bëjnë këtë punë dhe paguhen shumë mirë. Sipas Ramës nëse arrin të japësh shërbime online për kompani të ndryshme jashtë vendit mund të sigurohen pagesa më të larta se e vetë kryeministrit apo kryetarit të bashkisë.
I pari i qeverisë u shpreh se ka gati 16 milion vende të lira pune në tregun e shërbimeve online në kompani të ndryshme në mbar botën.
“Për të marrë paga shumë herë më të larta se kryetarit të Bashkisë apo kryeministrit. Ndodh sot edhe në Shqipëri. Kemi djem dhe vajza, që janë të punësuar në tregun global online, dhe marrin paga shumë të mira. Janë por janë pak. Ne kemi të gjithë programin për këtë punë, për të stimuluar edukimi, për të hyrë në këto kurse
“Mund të punësoheni kudo, nuk keni nevojë të ikni nga shtëpia. Mjafton një kompjuter dhe një lidhje interneti. Jeni në tregun online global. E krijon teknologjia këtë mundësi” u shpreh kryeministri.