Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me peshkatarët. Kreu i qeverisë u ndal tek zhvillimet që janë bërë në sektorin e peshkimit për të cilin tha se ky sektor është rilindur. Rama u shpreh se ky sektor ka qenë krejtësisht i braktisur dhe i shkatërruar.

‘Ju binte më lirë të ngarkonit anijet me naftë në Itali dhe më pas të vinit të peshkonit. Rreth 90% ishit informal, kjo pasi nuk kishit asnjë shans që t’i mbijetonit formalizimit me atë braktisje totale. I gjithë volumi i punës së jashtë zakonshme përkthehej në diçka në midis 20-35 milionë euro eksporte. Ambicia është për të bërë shumë më tepër. Shqipëria është të shkojmë në 1 miliard euro eksporte,’- u shpreh Rama.