Disa orë pasi një shpërthim i fuqishëm rrëzoi një pjesë të urës së Krimes që e lidhë me Rusinë, ajo është rihapur pjesërisht dhe ka filluar lëvizja e makinave.

Shpërthimi në urën më të gjatë të Evropës dhe një simbol i aneksimit të gadishullit rus nga Ukraina në vitin 2014 vrau tre persona sipas hetuesve. Viktimat ishin në një makinë aty pranë kur shpërtheu një kamion sipas zyrtarëve rusë.

Pjesa hekurudhore e urës, ku cisternat e naftës u përfshinë nga flakë me sa duket është rihapur gjithashtu.

“Trafiku rrugor ka filluar në urën e Krimesë,” tha në Telegram Sergei Aksyonov, Udhëheqësi i Krimesë i mbështetur nga Moska. Ai shtoi se ka “procedura të plota inspektimi” për autobusët dhe makinat që përdorin urën.

Kryetari i parlamentit rajonal të Krimesë, i mbështetur nga Kremlini, akuzoi menjëherë Ukrainën se qëndron pas shpërthimit, megjithëse Moska nuk e fajësoi. Zyrtarët ukrainas kanë kërcënuar vazhdimisht se do të godasin urën dhe disa e lavdëruan shkatërrimin, por Kievi nuk mori përgjegjësinë.