Kreu i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka ironizuar ditën e sotme takimin mes palëve brenda Partisë Demokratike ndërsa krahasoi takimin e Gazment Bardhit dhe Edi Palokës me emisionin ‘Përputhen’. Sipas tij ata tentuan të ‘përputhen’, por nuk ia dolën dhe do provojnë sërish, teksa shtoi se ka dëgjuar nga opozita të thotë se nuk ka luftë, ndërsa sipas tij kreu i PD Berisha ‘i qan hallin Putinit’ dhe mohon luftën.

“Ju kam dëgjuar duke të thoni se nuk ka luftë, del Saliu jot dhe thotë uk është faji i Putinit, fajin e ka Belinda e ka Rama. Si ka mundësi që del ish kreu i PD, ish-kryeministri dhe I qan hallin Putinit, është e turpshme. U tha këtu se pse nuk bëjmë si bëjnë qeveritë e tjera, bota demokratike është në luftë me një aggressor që po vret dita ditës jjetë të pafajshme dhe ekonomitë e gjitha Europës. Ka shumë vende që po bëjnë si kemi bërë ne që prej fillimit. Gjermania ka futur sot një ligj që kërkon që shteti federal të mbuloj fatuart e enrgjisë për muajin dhjetor. Ju qeshit kur thonim se duhen larë rrobat me 30 gradë, Luli qeshte më bukur, Gazi me Palokën kanë nisur emisonin Përputhen por nuk u përputhën, do përpiqen sërish”, u shpreh Balla.