Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka zhvilloi një takim me disa anëtarë të Partië Demokratike në Mat. Por duket se përçarja e thellë mes strukturave është reflektuar dhe në pjesëmarrjen e  dobët si dhe në bojkotimin e këtij takimi.

Ata që i dolën në krah Nokës ishin vetëm Xhelal Mziu që ka shfaqur interesin për të rikandiduar për drejtimin e Bashkisë Kamëz duke “lënë në baltë” matjanët që e zgjodhën deputet këto 4 vite si dhe Bedri Hoxha.

Ish deputeti i PD Mat Bedri Hoxha  njëkohësisht ish kryetar i Bashkisë Klos la një borxh prej 400 milion lekësh kur iku nga detyra, ndërkohë që tenton të sfidojë drejtuesit e PD Mat që janë zgjedhur nga anëtarësia e Matit, të cilët nuk janë mbështetës të Sali Berishës.

Ndërkohë deputetët e Matit Dhurata Çupi dhe Kreshnik Çollaku nuk i janë bashkuar këtij grupimi, duke deklaruar se nuk bashkohen me një person “non grata”, sikurse Sali Berisha.
Me sa duket, përpjekjet e këtij grupi të vogël për të gjetur kandidatë për kryetarë bashkie në Klos dhe Mat kanë dështuar pa nisur, pasi përçarja në bazë reflektohet dukshëm./tirananews