Përmes një statusi në llogarinë e tij të ‘Facebook’, gazetari Habjon Hasani shkruan se për afro një muaj televizioni “Top Channel” ka filluar një sulm ndaj qeverisë.

Ai thekson se përtej kësaj asnjë njeriu nuk i ka bërë përshtypje ky fakt, teksa thekson se: Nuk ka tregues me te qarte per renien e ndikimit dhe besueshmerise se kanalit me te madh televiziv ne Shqiperi.

Statusi i plotë:

Eshte interesant fakti qe Top Channel ka afro 21 dite qe godet rregullisht qeverine dhe askush nuk e ve ujin ne zjarr.

Zero ndikim, zero 😂😂😂

Nuk ka tregues me te qarte per renien e ndikimit dhe besueshmerise se kanalit me te madh televiziv ne Shqiperi.

Shqiptaret me sa duket nuk jane aq budallenj sa i mendojne boset e medias.

Madje ky injorim qe po i bejne “zbulimeve” te Top Channelit, e ekspozon kete te fundit edhe ndaj ndonje reperkursioni te qeverise, sepse gjasat jane qe nese qeveria shtrengon daren ndaj pronareve te TCH, askush nuk do e veje ujin ne zjarr per ta dhe askujt s’do i interesoje se ça ndodh me ta.