Edmond Prenga është një 39-vjeçar shqiptar që mbërriti në Itali si emigrant, ndërsa tani është pronar i një furre buke në Romë. Ai ka vendosur të ndërmarrë një nismë humane në këto ditë të vështira për Italinë, duke ofruar bukë falas për cilindo ka nevojë. Edmondi shpjegon arsyet e këtij gjesti njerëzor: “Kam provuar urinë, mbërrita në Itali në 1998-ën pa një lirë në xhep, i njoh mire këto pro bleme, kështu që vendosa që pakot me bukë t’i lija jashtë furrës, duke menduar që njerëzit kanë turp të kërkojnë ushqim, dhe ishte mire t’i lija veçmas”. 22 vite më parë Italia e mirëpriti duke e ushqyer, dhe ai nuk e ka harruar të shkuarën andaj dëshiron t’ua shpërblejë. “U rritëm me mitin e Italisë që fëmijë në Shqipëri, kemi ëndërruar të vinim këtu. Marrëdhënia me ju italianët është e fortë – thotë ai -. Ne shqiptarët e njohim varfërinë, sot po rimëkëmbemi, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Unë mendoj se Edi Rama bëri një gjë të bukur, e cila tregon zemrën e madhe të shqiptarëve dhe lidhjen me Italinë”. Shembullin e Edmond Prengës e ndoqën edhe pronarë të tjerë të biznesve në Itali. Të gjithë të huajt. “Shpesh ndokush na ka su lmuar, por në këtë situatë krize nuk ka dallime feje dhe etnie. Jemi të gjithë të bashkuar. Zona e Piazza Bolonjës gjithmonë na ka trajtuar mire, është plot me njerëz të rinj dhe të mirë. Kur e vunë re nismën tonë shumë u impresionuan”, mbyll rrëfimin e tij Edmondi.
Shqiptari në Romë bën gjestin e madh: Erdha këtu i uritur në ’98-en, e kam provuar urinë
“Nuk i frymëzoni njerëzit”, Nazarko ja thotë troç deputetit të PD: Mobilizoni nervin
Protesta e opozitës nuk i ka frymëzuar qytetarët, deklaroi analisti Mentor Nazarko, duke komentuar tubimin e fundit të thirrur nga PD përballë Kryeministrisë.
Sipas Nazarkos...
Militanti i PD gati për vetësakrifikim: Ne na rrihni, por deputetët jo!
Pas skenave në protestën e fundit të opozitës, ku disa deputetë lotuan live në TV nga gazi lotsjellës, militantët e PD duket se janë...
Ambicja e Salianjit: A mund të bëhet një Magyar?
Nga Ylli Pata
Ervin Salianji mbrëmë në Kukës ishte mjaft i sigurtë në vetvete, madje mund të thuhet se nuk e fshihte edhe euforinë.
E cila...
Kosova në gjunjë para Albin Kurtit
Nga Mero Baze
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të treta parlamentare në harkun e një viti, për shkak të vendimit të Albin Kurtit për të...
Berisha reagon pas vendimit të gjykatës për të lënë në qeli 5 protestues
Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg 5 protestues, që u arrestuan më 17 prill pas trazirave.
“Qëndruan si...
Revista “People” shpall aktoren Anne Hathaway si gruan më të bukur në botë për...
Aktorja e njohur e Hollywood-it, Anne Hathaway, është shpallur nga revista e famshme People si “gruaja më e bukur në botë për vitin 2026”.
Ylli...
Horoskopi ditor për nesër, e Martë 21 Prill 2026
Dashi
Marrëdhënia juaj me partnerin do ftohet shume gjate kësaj dite. Do i qëndroni larg njeri-tjetrit dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Beqaret do...
Hiqen kontrollet rutinë nga policia rrugore, ekspertët për Report TV: Koha e policëve pas...
Nga “policët në ferra” te radarët inteligjentë, ky është ndryshimi që drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj synon të bëjë në rrugët e...
E bujshme nga Spanja, Armando Broja i vetëofrohet Barcelonës
Edhe pse po kalon një sezon me ulje-ngritje dhe pa shumë minuta në këmbë për shkak të lëndimeve, emri i Armando Brojës është lidhur...
Ministri Hoxha takim me Zëvendëskryeministrin e Luksemburgut: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë zyrtare në Luksemburgu, ku u prit nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve...




















