Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme se të ardhurat në vendin tonë në 8 muajt e parë të vitit janë rritur me një masë 15.9% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ajo pranoi se kjo ka ardhur nga rritja e çmimeve por shtoi se faktorë kryesorë janë edhe aktiviteti ekonomik në vend dhe rritja e kapaciteteve të mirëadministrimit.
“Të ardhurat janë rritur me 15.9% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritur ngushtësisht me çmimet por edhe me aktivitetin ekonomik në vend. Por edhe rritjen e kapacitetve të mirëadministrimit. Të ardhurat janë 15.9 më shumë në krahasim me një vit më parë. Edhe muaji shtator ka qëndruar në të njëjtën linjë. Në shpenzimet qeveritare kemi pasur një ecuri të shpenzimeve 1.4% më të lartë se vit ii kaluar. Prithsmëritë për pjesën e mbetut të vitit janë për rritje ekonomike positive po ashtu edhe në vitin 2023”, u shpreh Ibrahimaj.
Ajo bëri edhe një analizë të shpenzimeve dhe sektorëve që kanë pasur rritje pozitive të të ardhurave. “Sa i përket konsumit të administratës publike ka reflektuar me rënie pasi qeveria ka hequr shpenzimet që mund të shtyhen për vitin e ardhshëm. Eksportet e mallarave dhe shërbimebve janë rritur me 9% ndërsa importet me 17.6%. Tregues janë edhe investimet e huaja direkte që janë rritur me 8% në krahasim me një vit më parë. Për investimet është e rëndësishme të shohim edhe normat e kreditimit në ekonomi. Gjatë gjithë vitit 2022 kemi pasur rritje të kreditimit. Statistikat e tregut të punës tregojnë për një stabilitet të ekonomisë. Për 3-mujorin e dytë paga mesatare është rritur me 7%”, deklaroi ajo.