Janë kryer 485 testime nga të cila kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 vetëm 19 persona në të gjithë vendin, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Janë kryer 485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto bashki: 7 në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Tepelenë, Berat, Kuçovë.

Ministria e Shëndetësisë i bën serish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,773 që nga fillimi i epidemisë.