Nga Agron Gjekmarkaj/

Zoti ja fali Shqipërisë më 23 Tetor 1871, At Gjergj Fishta emri i Tij. Si askush tjetër e desh dheun e Tij,si askush i desh shqiptarët! Si pak kush kontribuoi që ajo nga ide të bëhej shtet,nga poezi të shnderrohej në kufi!

U pëpoq në menyrë titanike, gjithë jetës që rraca të shnderrohej në komb,që individi në shqiptar e ky binom të ndihej europian mbi rrënjet e veta që nuk i merr më era. Fishta, nëse Nolit i marrim hua do vargje e “donte Shqiperinë kur nuk e deshnin, e qante kur e qeshnin, e vishte kur e zhveshnin” pa i hy në hak “viganit liberator” Luigj Gurakuqit, por ndryshe nga të gjithë evidentoi kush janë rriqnat e ndyta që e pinë gjakun shtetit, shakllabanat,kryemataret,dylmet,levantinët! Fishta këta i qeshte e nuk i deshte, i zhveshte e nuk i veshte.Nuk qe vetëm poeti i virtytit të genit dhe epikes së tij por edhe antropologu i vesëve,përkufizuesi i zhganit i asaj mishele që e pengon progresin dhe përparimin e shqiptarve.

Pagoi çmim,mbet pa varr si Gjergji tjetër! Por kujtimi i tyre u kthye në mistike kombëtare, në ideologji e identitet.

Sot e kujtojnë Fishten edhe ata që mund të ishin objekt të satirës e prozes së Tij ndëshkuese! Ata që vjedhin e rrëjnë shqiptaret,ata që e bën i duan ata gjithmonë në të kaluaren orientale,ata që i duan të paditur e të varfër për ti sunduar turren me yxhym tu citue poezitë e Tij. Me heshtje sot mbase nuk do të binin në sy por kur flasin po.