Presidenti Adrian Bardhi ka folur shpesh për afrimin e sa më shumë figurave të Dinamos pranë klubit. Edhe pse vëmendja është e gjitha te skuadra dhe kompleksi i ri, hapi i parë duket se është bërë edhe në këtë drejtim.

Gazeta “Panorama Sport” mëson se Sulejman Demollari, sipas të gjitha gjasave, do të jetë këshilltar i presidentit Bardhi. Për momentin mungon zyrtarizimi nga klubi blu, por kjo gjë mund të ndodhë me kalimin e ditëve.

Ideja e drejtuesve të Dinamos është që pasi edhe kompleksi i ri të jetë plotësisht gati, të krijohet një bord me ish-lojtarë e ish-trajnerë të shquar, të cilët mund të japin mendimet e tyre të vlefshme për të mirën e klubit të zemrës.

Dhe pas Demollarit, i cili është edhe figura emblematike e Dinamos, radhën do ta kenë Faruk Sejdini dhe emra të tjerë të 18 herë kampionëve të Shqipërisë. PANORAMASPORT.AL