Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Izrael. Report Tv ka mësuar se fokusi i takimit me zyrtarët izraelitë do të jetë mbi sigurinë kibernetike dhe sulmet kibernetike iraniane ndaj vendit tonë.
Kryeministri dhe ministrat e tij do të zhvillojnë takime me presidentin Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe kryetarin e Kuvendit Mickey Levi.