Dorëheqja vjen në mes të spekulimeve që Truss do të shpallë sot një kthesë në mini-buxhet. Kwarteng cilësohet si ministri më ‘jetëshkurtër’ në këtë detyrë. Kancelari me shërbimin më të shkurtër, Iain Macleod, vdiq nga një atak në zemër 30 ditë pasi mori detyrën në vitin 1970.
Që nga viti 2019, Mbretëria e Bashkuar ka pasur katër ministra, duke përfshirë Nadhim Zahawi, i cili shërbeu mandatin e tretë më të shkurtër me 63 ditë gjatë një riorganizimi jetëshkurtër nën Boris Johnson, dhe Sajid Javid që shërbeu 204 ditë – mandati i katërt më i shkurtër.