Në fillim të një seance emergjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ukraina i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombetar që të dënonte aneksimin e rajoneve të vendit fqinj nga Rusia, një akt që kundërshton parimet e së drejtës ndërkombëtare.
“Të ashtuquajturat referendume nuk kishin asnjë lidhje me atë që ne e quajmë shprehje e vullnetit të popullit, as nga pikëpamja ligjore apo ajo teknike”, tha ambasadori ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya, në Nju Jork. Kyslytsya i bëri thirrje organit më të madh të OKB-së që të miratonte rezolutën që i kërkon Rusisë të ndryshojë veprimet e saj. Sipas Kyslytsya, sulmet e fundit raketore të Moskës ndaj Ukrainës kanë treguan edhe një herë, se Rusia është një shtet te rrorist.