20 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Nga 596 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar 6 raste pozitive në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Skrapar, nga 2 qytetarë në Lezhë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 244 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID 3 po marrin trajtim vetëm dy pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,757 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 21 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 596
Testime totale 1,992,893
Raste pozitive 331,593
Raste të shëruara 327,757
Raste Aktive 244
Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 173
Fier 19
Vlorë 13
Berat 10
Gjirokastër 7
Shkodër 6
Elbasan 6
Durrës 5
Dibër 3
Lezhë 2