Kryeministri Edi Rama do të vijojë sot takimet me qytetarët në Elbasan. Kryeministri publikoi në rrjetet sociale momente nga udhëtimi drejt qytetit të Elbasanit, përmes aksit të ri lidhës në autostradën Tiranë-Elbasan.
“Për Elbasan nga porta hyrëse dhe dalëse e kryeqytetit, aksi i ri lidhës i qarkullimit të automjeteve në autostradën Tiranë – Elbasan”, shkruan Rama.