Kryeministri Edi Rama ka vizatuar pallatin e Sportit në Përmet, ku ka takuar të rinjtë dhe të rejat e ekipit të basketbollit dhe klubit të ping pongut. Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Rama ka pranuar një ‘sfidë’ nga një prej lojtareve më të mira të ekipit të basketbollit, por rezultati i ‘sfidës’ nuk zhgënjeu, duke pasur edhe parasysh që Rama ka luajtur në rininë e tij basketboll. Si Rama ashtu edhe lojtarja e basketbollit realizuan kosh, e ndërsa ministrja e Rinisë ftoi fëmijët e klubit të ping pong-ut që të zhvillojnë një lojë më kryeministrin.

“Hajdeni, hajdeni luani me kryeministrin”, tha Muzhaqi. Ndërkohë kryeministri Edi Rama njoftoi se po përgatisin unformat të njëjta për të gjithë ekipet e basketbollit në vend.


Start at
0:07